Search:

toyota fj cruiser fj cruiser fj cruiser parts fj cruiser video fj cruiser off road fj 40 fj cruiser accessories toyota fj cruiser movie

FJ Cruiser Forum

Visit The 

#1 FJ Cruiser Website

Visit the #1 FJ Cruiser Site On The Internet

Augustin Uka - Shtjefen Gjeqovi 1

Toyota FJ Cruiser Movies
Toyota FJ Cruiser Movies Toyota FJ Cruiser Movies
Toyota FJ Cruiser Movies

Augustini-Shtjefen Gjeqovi 1/2Atë Shtjefen Konstandin Gjeçovi (1874-1929)Ndër figurat më të rëndësishme dhe më të qëndru-eshme të Rilindjes Kombëtare, është edhe Atë Shtjefën Gjeçovi, apo siç e quanin në fëmijëri Hili (Mihilli) i Vogël. U lind më 12 korrik 1874 në Janjevë të Kosovës. Mësimet e para i mori në vendlindje, i vazhdoi në Kuvendin françeskan të Troshanit (Shqipëri), në Dërventë (afër Banja LLukës) dhe në Fojnicë e Kresheve të Bosnes e Hercegovinës. U shugurua prift në Zllakuqan (afër Klinës), më 25 korrik 1896. Shërbeu në Zllakuqan, Pejë, Gllogjan të Pejës, në Gjakovë e Zym të Hasit të Thatë të Kosovës, si dhe në Theth, Gomsiçe, Rubik, të Kurbinit, Vlorë, Prekal të Shalës e vende të tjera të Shqipërisë si edhe në Zarë të Kroacisë e Livno të Hercegovinës. U vra nga okupatori serb në Zym të Hasit të Thatë, më 14 tetor 1929. Atë Shtjefën Gjeçovi u lind dhe u rrit në shtratin e Rilindjes Kombëtare. Ishte personalitet i rrallë i fesë dhe i kombit. I nderuar nga mbarë kombi shqiptar ishte pishtar i devotshëm i shqiptarizmës, atdhedashurisë dhe i arsimit e kulturës shqiptare. Atë Shtjefën Gjeçovi bëri gjurmë të pashlyeshme në fushën e teologjisë së krishter (Katolike), në fushën e arsimit, të arkeologjisë, historisë, etnografisë, mbledhjes, sistemimit e kodifikimit të të drejtave zakonore shqiptare, mbledhjes së folklorit, në fushën e krijimtarisë së prozës e poezisë, si edhe të përkthimeve. Gjeçovi ishte një figurë poliedrike që do të thotë se vepra dhe kontributi i tij përbëjnë tiparet dalluese të atdhetarizmit e iluminizmit shqiptar. Ai hapi 11 shkolla shqipe dhe punoi në detyrën e mësuesit të shqipes në më shumë se 20 të tjera (Shkolla). Themeloi koleksionin e parë arkeologjik në trojet shqiptare. Për kontributin dhënë afirmimit të vlerave kombëtare fitoi admirim në nivelin kombëtar dhe nga qarqet shkencore evropiane, për çka edhe iu dha titulla e doktorit nderi në Universitetin e Lajpcigut të Gjermanisë. Ndër veprat më të rëndësishme të Atë Shjefen Gjeçovit që kanë lënë gjurmë në letërsinë shqipe dhe përgjithsisht në kulturën tonë janë: "Dashnia e atdheut" (1901), "Jeta e shën Luçisë" (1904), "Agimi i Gjydetnisë" (1910), "Nji argtim arkeologjik" (1902), "Sebaste s'Armeni apo në Arbëri" (1921), "Trashëgime thrrake?iliriane" (1924), "Trashëgime pellazge në traditën shqiptare" (1914), si dhe veprat që u botuan më vonë si "Kanuni i Lekë Dukagjinit" (1933), "Shërbyesi i botës ose Jeta e Jezu Krishtit" (1997), apo veprat që ndodhën në dorëshkrim, si "Trashëgime ilire në traditën shqiptare", "Përrallat popullore" (1903), "Doke e zakone vdekjeje" (1907), "Mënyra e jetës në Malci" (1908), "Doke e zakone dasmash" (1910-1911) si dhe përkthimet e botuara "Atil Reguli" (1912), "Vajza e Orleansit" (1916), "Mark Kuli Kryeqitas" e shumë e shumë të tjera. Atë Shtjefen Gjeçovi krijoi mbi 10 mijë faqe materiale e krijime të tjera të fushave të ndryshme. Në shenjë të përkujtimit të Atë Shtjefën Gjeçovit, tash e 29 vjet me radhë në Zym të Hasit të Thatë mbahet manifestimi tradicional kulturo-letraro-shkencor "Takimet e Gjeçovit", pastaj emrin e tij e mbajnë shumë shkolla fillore e të mesme në Kosovë, si dhe klubi letrar në Zym e shumë grupe letrare nëpër shkolla fillore e të mesme të Kosovës, si arkeologët e grupit të Historisë në Universitetin e Prishtinës. Do t'përmendur se redaksia e botimeve të "Rilindjes" në vitin 1987 e ka botuar kompletin e veprave të tij (ato vepra që ia lejonte koha), si dhe janë botuar vepra të ndryshme që i kushtohen atij (Shtjefën Gjeçovit).

Channel: Music
Uploaded: November 30, 1999 at 12:00 am
Author: veba7570

Length: 06:55
Rating: 5.00
Views: 2424

Tags: Augustin  Augustini  Folklorike  Rapsodet  Uka  Ukaj  veba7570  

Video Url:


Embed Code:

Video Comments

MentorTeT (November 30, 1999 at 12:00 am)
Tlumt Veba per kete kenge te Augustinit e ndigjoj per her te pare me kete melodi . Per Gjecovin edhe ne 100 melodi te kendohet eshte pak. Lavdi kti rapsodit te madh qe na i kujton edhe pse nuk i merr harresa.
For those considering buying a new vehicle, don't forget to check out the new 2008 Toyota FJ Cruiser. Great for adventures off road, just for cruising around town, or running to the store.

The new 2008 Toyota FJ Cruiser seats five and comes in two-tone with a Voodoo Blue, Titanium Metallic, Black Diamond, Sun Fusion, Sandstorm or Brick body color and White top. The interior fabric color is Dark Charcoal, while the dash, center instrument panel trim and the door inserts match the body.

Toyota FJ Cruiser Movies © 2007 All Rights Reserved.